Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Prokuroria italiane ka të dhëna për grupe kriminale shqiptare, që paratë e krimit i kanë investuar në Shqipëri. Këtë e ka deklaruar zv/prokurori i anti-mafies italiane Francesco Mandoi në takim me kryeministrin shqiptar Fatos Nano. Këto materiale hetimore mund t’i kalojnë drejtësisë shqiptare menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit anti-mafia, ka siguruar Mandoi.

Francesco Mandoi:- “Shumica e parave nuk kanë ardhur në Shqipëri, nëpërmjet instituteve bankare, apo rrugëve të ligjshme dhe kështu është e vështirë të gjenden gjurmë, ashtu si njerëzit edhe droga edhe paratë, kanë kaluar në mënyrë ilegale pa shumë vështirësi”.

Kësaj radhe nuk kam marrë me vete dosje të tilla është shprehur Francesco Mandoi, duke siguruar, se pasi qeveria të shpreh vullnetin e saj kundër pasurive kriminale, nëpërmjet miratimit të këtij ligji, prokuroritë e dy vendeve kanë shumë për të bashkëpunuar./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj