Zyra e punës u ka krijuar mundësi punësimi 2000 mijë personave që prej 1 viti kur ajo ka nisur regjistrimin e tyre. Kjo është një shifër e kënaqshme sipas drejtuesve të kësaj zyre, ndërkaq tregu kryesor është biznesi provat, i cili deklaron për çdo tre muaj numrin e punonjësve.
Thoma Melo: “Duke llogaritur që në Tiranë ke mbi 20 mijë biznese të regjistruara, të vogla, të mesme, të mëdhaja, bizneset që vijnë në Zyrën e Punës për të bërë këto deklarime, janë pak le të themi në thonjëza, por nga ana tjetër qëndron fakti se në rast se nuk bëhet ky deklarim te Zyra e punës, në momentin e kontrollit nga inspektorati i punës subjektet që nuk kanë bërë një deklarim te Zyra e Punës penalizohen.”
Aktualisht në pritje janë 13000 të papunë, prej 2000 prej tyre ekziston mundësia e punësimit deri në fund të këtij vit në sektor të ndryshëm./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Petrit Xhaferri