Lajme Arkiva 2003

Mustaf Ahmetaj është 65 vjeç. Ai banon në Kalimash të Kukësit dhe nuk është larguar ende nga fshati. Shtëpia që dukur ishte plot gjallëri nga 8 fëmijët që banonin aty tani është e heshtur. Njëri prej djemve të Shqipërisë ndodhet në Greqi ndërsa dy të tjerë në Tiranë, punojnë në ndërtim. Si Mustafa edhe i vëllai Ahmeti kanë punuar në Minierën e Kromit në Kalimash për vite me radhë deri sa mbushi moshën e pensionit, duke shpresuar të njëjtën gjë edhe për fëmijët e tyre.

Mustaf Ahmetaj: Erdhën të tjerat, por na mungon një më e madhe, se të mirat i kemi dhe nuk po i  shijojmë ashtu siç duhet ti shijojmë. Nga ‘81-88 kam punuar në minierë, prandaj më flet goja më shumë nga miniera se kam punuar në minierë. Kjo ka qenë ndërmarrja më e madhe.

Ahmet Ahmetaj: Në minierë pa ndërprerje që kur kam bërë ushtrinë kam punuar që prej ’54 deri në ’91.

Mustaf Ahmetaj: Aty më kanë punuar dy djemtë e mi edhe ai që kam në tiranë edhe katër djemtë e këtij. Shteti nuk ka investuar se ka në të gjithë zonën, në Kalimesh, në Korçë, kanë qenë  sa që vinin për të punuar këtu dhe ktheheshin me autobus se nuk kishin ku të flinin këtu. Këtu e kanë braktisur, kanë ikur të gjithë njerëzit.

Kalimashi dhe miniera e kromit kanë qenë një binom i pandashëm. Banorët e Kalimashit kanë jetuar me mineralin e çmuar. Ai ishte fryma për ta. Në vitet 80 me futjen e fabrikës së pasurimit në punë me kapacitet të plotë rreth 5000 njerëz vendas si edhe nga qytete të tij u punësuan aty.

Pas ndryshimeve të viteve ’90 ky numër erdhi duke u ulur në maksimum. Sot në Kalimash numërohen vetëm 320 banorë, dëshmitarë të braktisjes së madhe. Në vitin ’97 banorët e tërhequr u munduan të shpëtonin ç’të mundnin, por atë që nuk e bëri kaosi e ka realizuar amortizimi i plotë i kohës.

Projekti për riaktivizimin e minierës dhe fabrikës së pasurimit të Kromit në një përqindje të ulët ari janë harruar në zyrat e shtetit. Mbyllja e shtetit ka sjellë për pasojë largimi e punëtorëve të dikurshëm të cilët mbetën pa burimin kryesor jetësor.

 Ahmet Ahmetaj: Që në kohën e Italisë dhe para 2-3 viteve gjithë fshati dhe i gjithë rrethi kanë punuar. Kanë punuar të gjithë shtëpitë në fshat nga 1 ose nga 2 persona për shtëpi.

Mustaf Ahmetaj: Kanë qenë 200 ose 250 që punonin. Po kur u hap fabrika ishin disa procese të fabrikës që kërkonin të ishin gra. Ishin rreth 120 gra që punonin në fabrikë. Nga Kalimashi kanë qenë 50-60, vinin edhe nga qytetet.

Ahmet Ahmetaj: U hap një front pune këtu, kudo nëntokë, mbi tokë, i lëmë rrënjët këtu në fshat.  E kam menduar po të ishte miniera këtu, nuk do të shkonin njerëzit të gjithë në Bathore.

Gazetari: Po përse shkojnë në Bathore?

Ahmet Ahmetaj: Po këtu çfarë të bëjnë?

Nga Kalimashi lindi Bathorja , të gjithë ata njerëz që deri dje ishin minator zbritën poshtë në Tiranë. Bathorja për të gjithë ata ishte “ishulli i shpresës”, një tokë e lirë, një vend ku mund të ngulje një kulm.

Hamdi Doci: Një pjesë dërrmuese e banorëve të vendosur në Bathore janë nga rrethi i Kukësit. Këta banorë kanë lëvizur si rezultat i mosgjetjes së vetvetes në vendlindjen e tyre, si rezultat i mbylljes së minierave dhe ndërmarrjeve shtetërore në këto treva dhe në këto zona ku kemi jetuar dhe lëvizën për këtë qëllim, për një jetë më të mirë, për të gjetur burime dhe të mira materiale më të mira. Mungesa e këtyre burimeve bëri që këta njerëz të lëvizin poshtë në bathore. Edhe tani në këtë situatë që është atje pothuajse ato treva janë të shkatërruara.

Muharrem Koleshi: Jeta ime është miniera dhe unë kam lënë gishtin, kam lënë pjesë të trupit në minierë dhe dua të theksoj se jeta nëntokësore e Kalimashit dhe Bulqizës është më mirë se jeta sipërfaqësore e Bulqizës. Ku jemi shpërngulur dhe kemi ardhur.

Banorët e qytezës së dikurshme pas mbylljes së saj nuk i zuri këmba dhe. Më fatlumët kapërcyen kufirin të tjerët ranë nën kufirin kryeqytetas. Ibrahim Muka prej shumë vitesh por familja dhe të afërmit nuk kanë asnjë lajm për të.

Ahmedia Hudra: Dikush ka marrë përfitime dikush edhe ka vdekur nëpër kurbete kështu që mjerë nënat, mjerë baballarët që përjetojnë keqardhjen  e tyre. Po kështu pa punë nuk ka asnjë perspektivë tjetër. Pa punë nuk jetohet. Kur të hapet miniera detyrimisht edhe njerëzit punësohen. Për fëmijët s’ka perspektivë fare.

Elez Bogjisha: Është problem kryesor që ne jemi të gjithë papunë. Tani miniera ka pushuar ka 6 vite që ka pushuar. I gjithë populli ka qenë i punësuar atje tani janë të gjithë papunë, por mundësi që të punësohet populli këtu janë shumë të pakta. Investime s’ka, shteti nuk ndihmon fare.

Kalimashi është një vend që po vdes, të mbeturit atje janë me sytë nga poshtë. Ndoshta atëherë edhe ata do të shkojnë. Atëherë do të thuhet “Na ishte njëherë Kalimashi, tani është Bathorja”./tvklan.al