Shtatë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë Rrugore të Tiranës pasi akuzohen se kanë drejtuar automjetet e tyre në mënyrë të gabuar.
Nga verifikimi i bërë nga ana e Policisë, u mësua se gjashtë prej këtyre personave ishin në gjendje të dehur kur u kapën në flagrancë nga uniformat blu.
Bëhet fjalë për shtetasit; O. N., 39 vjeç, Z. Xh., 40 vjeç, G. A., 46 vjeç, A. T., 54 vjeç, F. O., 25 vjeç dhe K. L., 22 vjeç, të cilët kanë drejtuar mjetet e tyre përkatëse nën efektin e alkoolit.
Është kapur po ashtu nga blutë dhe shtetasi F.C, 42 vjeç, i dënuar nga Gjykata më herët me 2 muaj burgim dhe i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Ndërsa në Durrës mësohet se janë arrestuar tre persona. Fillimisht është konstatuar një 61-vjeçar i cili krahas veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ka tentuar të korruptojë policinë.
Në pranga përfunduan po ashtu dhe I.M, 43 vjeç si dhe R.B, 32 vjeçe, të dy banues në Durrës. 32-vjeçarja akuzohet se ka përplasur një këmbësor të paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /tvklan.al