Policia në Malësinë e Madhe ka shpallur në kërkim dy persona pas të shtënave që u raportuan mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gruemirë.
“U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër”, njoftuan uniformat blu.
Nga hetimet rezultoi se dy të rinjtë kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë. Mirëpo ata janë diktuar nga tre banorë të fshatit.
Dy hajdutët kanë debatuar me tre banorët e fshatit dhe gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
“Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njoftoi policia./tvklan.al