Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se përjashtimi i vendit të tij nga bisedimet SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë do të ishte shumë i rrezikshëm.
Ai bëri thirrje për diskutime të mëtejshme mes Kievit dhe Uashingtoni që të realizohet plani për një armëpsuhim të mundshëm.
Në një intervistë për Associated Press, Zelensky tha se Rusia nuk dëshiron të ulet në tryezë për të arritur paqen apo të flasë për lëshime të cilin Kremlini e sheh si humbje në një kohë kur trupat e tyre janë në fushë beteje.
Për Zelenskyn, Donald Trump është i vetmi që mund të sjellë Presidentin Vladimir Putin në bisedime me kërcënimin e sanksioneve që synojnë sistemin energjetik dhe bankar të Rusisë si dhe duke mbështetur vazhdimisht ushtrinë ukrainas.
“Unë mendoj që këto janë hapat më të afërt dhe më të rëndësishëm”, u shpreh ai për Associated Press.
Reagimet e Zelensky vijnë pas komenteteve që dha kreu i Shtëpisë së Bardhë një ditë më parë i cili deklaroi se administra e tij po bisedon me rusët për dhënien fund të konfliktit të Ukrainë.
Por Donald Trump nuk dha detaje nëse ishte i përfshirë personalisht në këto diskutime.
Klan News