Silvana Bala: Veç duhanpirjes, sëmundja e mushkërive shkaktohet nga ndotja e ajrit
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një sëmundje që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet nëse ajo kapet në stadet e para. Në Ditën Botërore kundër SPOK, mjekët pneumolog kanë bërë apel që qytetarët të bëjnë një kontroll të thjeshte me spirometër, për të matur funksionin e mushkërisë.
Por cilat janë simptomat karakteristike?
“Shenja e parë është një kollë që fillimisht ngatërrohet me atë të duhanit, por rritet në mënyrë progresive që shoqërohet me gëlbazë që shtohet dhe ngjyrë të verdhë, ndaj duhet të shqetësohet”.
Pneumologët japin alarmin se numri i personave që vuajnë nga sëmundja kronike e mushkërive po vjen në rritje.
“14% është prevalenca e SPOK-ut në Shqipëri. Grupi i madh janë duhanpirësit meshkuj, por edhe gratë kanë filluar të kenë shifra të rritura. Ka edhe një numër të lart të vdekshmërisë. Radhitet në vendin e katërt pas sëmundjeve të kancerit, kardiovaskulare”.
Pneumologia Silvana Bala thotë se veç duhanit shkaktarë të është edhe ndotja.
“Kemi pasur shumë minatorë me SPOK sepse është puhuri, ndotja e ambientit, lëndët kimike, karburantet të një cilësie jotë mirë, makinat e vjetra janë faktorë për këto sëmundje”.
Sëmundja krinike e mushkërive jo vetëm që dëmton cilësinë e jetës së pacientëve por ka edhe kosto të larta financiare. Për trajtimin e një pacienti me SPOK kosto e trajtimit është 55 dollarë dita.
Klan News