Pas 14 vitesh në arrati, policia ka mundur të arrestojë autorin e një vrasje të ndodhur në Larisa të Greqisë. Dritan Hoxha është prangosur për vrasjen e Andon Veshajt, krim i ndodhor në në vitin 2010. Në njoftimin e policisë thuhet si ai u arrestua në Levan të Tepelenës, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës.
Krimi ndodhi në 17 maj në vitin 2010 në zonën e Larisës, në Greqi. Filimisht ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas Dritan Hoxha me ndihmën e një shoku, po shqiptar, dhunuan fizikisht Andon Veshaj, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Sipas mediave greke të kohës, autorët kanë zhvendosur trupin duke e hedhur në një vend të pabanuar.
Ndaj Dritan Hoxhës gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në burg, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Më datë 01.11.2022, Prokuroria e Gjirokastrës shpalli moskompetencën duke ia kaluar dosjen prokurorisë së Tiranës.
Klan News