Një 14-vjeçar në Elbasan është goditur me thikë në këmbë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri të çastit, siç thotë policia, gjatë lojës në një ambient sportiv.
I plagosuri R.T. ndodhet në spital jashtë rrezikut. Kurse i dyshuari D.R. është shoqëruar në polici, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani edhe të psikologes.
Gjithashtu, është sekuestruar edhe thika në cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
/tvklan.al