Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Ai vodhi 2 milionë e 500 mijë lekë të rinj në fabrikën për prodhimin e nënprodukteve të mishit që administronte.

Sipas asaj që ka zbuluar policia këtë e ka bërë përgjatë një viti. Ai dyshohet se ka vjedhur nga xhirot ditore dhe ka mashtruar se do të blinte një makinë për fabrikën.

“Gjatë operacionit, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Elbasan”, njoftoi policia./tvklan.al