ISHSH vendos pezullimin deri në përmbushjen e kërkesave
Prej 1 Dhjetorit mësimi në shkolla bëhet i alternuar, me një pjesë të nxënësve nëpër klasa dhe të tjerët online. Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë u ndërmor për të ulur mundësinë e infektimeve, edhe pse asnjëherë shkollat nuk u konsideruan vatra të COVID-19.
Mesa duket sinjali i parë është dhënë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor që gjatë kontrolleve nëpër shkolla ka konstatuar se në 16 prej tyre nuk respektohej protokolli i sigurisë. Kjo vetëm përgjatë inspektimeve të periudhës 1 Nëntor -14 Dhjetor.
Për pasojë aktiviteti i mësimit fizik në këto institucione arsimore u pezullua përkohësisht deri ne përmbushjen e rekomandimeve te lëna.
Edhe pse mësimi i alternuar ul numrin fizik të nxënësve, grumbullimet jashtë oborrit të shkollave vijojnë të jenë të pranishme në kryeqytet. Më e dukshme është nëpër gjimnaze.
Nga të dhënat e infektimeve në qarkun e Tiranës Tv Klan mëson se aktualisht janë COVID pozitiv 31 mësues dhe edukatore, si dhe 19 nxënës.
Tv Klan