Katie Piper ka vendosur një sy artificial 16 vite pas një sulmi me acid që e la atë me lëndime të rënda dhe shenja të përhershme në trup dhe fytyrë.

Lajmi e bëri të ditur vetë prezantuesja televizive, përmes një postimi në “Instagram”.

“Pas shumë vitesh duke luftuar me shëndetin e syve, kam arritur disi në fund të rrugës dhe është marrë vendimi për të provuar një sy protezë”, ka shkruar ajo.

Ish-modelja ka bërë qindra operacione për të riparuar dëmtimet në fytyrë dhe shikim. Ajo u sulmua brutalisht me acid nga një person i cili ishte urdhëruar nga ish- i dashuri i saj. Ngjarja ndodhi ku Katie Piper ishte vetëm 24-vjeçe.

Në postimin e saj në “Instagram” Piper tashmë 41 vjeç ndau një video ku tregonte syrin e saj artificial.

“Ky shënon fillimin e një udhëtimi për të pasur një sy artificial, me një ekip të jashtëzakonshëm mjekësor pas meje. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata në NHS dhe sistemin privat të kujdesit shëndetësor, për talentin dhe përkushtimin e tyre”, shkruan më tej Piper.

Pas sulmit në vitin 2008 ajo humbi shikimin në njërin sy. Piper është nënë e dy fëmijë. Më vonë ajo krijoi fondacionin e saj që synon ta bëjë më të lehtë jetën me djegie e plagë.

Ajo ka thënë më parë se shoqëria duhet të ndryshojë, që njerëzit me shpërfytyrime të fytyrës të ndihen të pranuar. Në vitin 2009, Piper bëri një dokumentar te Channel 4 për përvojën e saj të quajtur “Katie: Fytyra ime e bukur”./tvklan.al