Një adoleshente ka ndërruar jetë një muaj pasi ishte sëmurur nga gripi.
Melissa Whiteley, 18 vjeç, vdiq në Spitalin Glenfield, Leicester, e rrethuar nga të dashurit e saj.
Motra e saj, binjake Megan ndihet e shokuar nga ngjarja e rëndë dhe është në gjendje shoku nga fatkeqësia që përfshiu familjen e saj.
“Më ka thyer, nuk e di se çfarë do të bëj pa të. Ne e bënim gjithçka bashkë, ajo ishte shumë e qeshur dhe e çiltër”
, ka thënë ajo në një intervistë.
Melissa u shtrua në Spitalin Universitar Stoke University, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
/tvklan.al