Real Madrid po përgatitet për një tjetër sezon fitimesh. Klubi spanjoll parashikon të paktën deri në 1.1 miliardë Euro të ardhura, 20 milionë prej të cilave do të jenë fitime. Ekipi i La Liga është bërë klubi i parë që regjistron mbi 1 miliard Euro të ardhura në sezonet e fundit, diçka që u arrit edhe në edicionin e shkuar.
Sa i përket kostove, Real Madrid pret që shifra të bie në rreth 911 milionë Euro. Kjo ndikohet kryesisht nga kostot e futbollistëve dhe trajnerëve , të cilat u ulën me 4%, kryesisht për shkak të uljes së bonuseve të lidhura me sukseset sportive të një viti më parë, por që ende arrijnë në 482 milionë Euro në total.
Kostot operative në vend të kësaj u rritën me 6%, veçanërisht për ato që lidhen me rritjen e të ardhurave dhe menaxhimin e stadiumit të ri. Megjithatë, kostot për huazimin e përkohshëm të lojtarëve të ekipit të parë dhe për garat sportive janë ulur në krahasim me Ligën e Kampionëve të fituar vitin e kaluar.
Klan News