18 vjetori i krijimit të PD në Elbasan ka mbledhur në një takim të veçantë drejtues anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe ministri i jashtëm Lulzim Basha, i cili u shpreh se PD 18 vjet pa krijimit i ka qëndruar besnike vlerave të themelimit të saj dhe misionit që mori nga shqiptarët në vitet 90.
Lulzim Basha: “Brenda këtyre 3 viteve Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe e ratifikoi atë me të gjithë vendet e BE. Ne presim brenda 2 muajsh të përfundojmë një nga aspiratat kryesore të kombit shqiptar, anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO. Të bashkuar këtu nga ndjenja e shërbimit ndaj atdheut tonë, të bashkuar këtu nga misioni i madh dhe i lartë i marrë përsipër për formimin e PD dhe që vazhdon sot e më tej, le të përfundojë me sukses zgjedhjet për qarkun e Elbasanit të përfundojnë me sukses këto muaj të qeverisjes duke realizuar objektivat tona dhe së bashku të dalim faqe bardhë para qytetarëve të këtij qarku, para qytetarëve të gjithë Shqipërisë. Për të kërkuar misionin historik të vazhdojë edhe për 4 vite tjera.”
Ai kërkoi nga strukturat lokale angazhim maksimal për të mbyllur me sukses mandatin 4 vjeçar të qeverisjes dhe një përgatitje sa më efikase për zgjedhjet e ardhshme parlamentare si sfida kryesore jo vetëm e mazhorancës, por edhe e gjithë klasës politike./tvklan.al
Gazetar: Fatos Salliu