Dy të rinj kanë ndërruar jetë në dy aksidente të ndodhura mëngjesin e kësaj të shtune në vend.

Aksidenti i parë ndodhi në zonën e ish-kënetës në Durrës. Një 22-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një kamion të parkuar buzë rrugës.

I riu është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve. Nga hetimet e para të policisë rrugore, rezulton se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Librazhd – Prrenjas. Një mjet furgon është përplasur me një kamion.

Policia informon se ka humbur jetën drejtuesi i furgonit, banues në Korçë, ndërsa është plagosur pasagjeri. Mjekët thonë se gjendja e tij është e stabilizuar.

Klan News