Pas gati 14 vjet nga nisja e saj, hapet sot në gjithë gjatësinë e saj Unaza e Madhe e Tiranës.
Pak orë nga ky moment, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga përgatitjet e fundit që po bëhen në këtë vepër të madhe infrastrukturore që pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.
Unaza e Madhe krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuara.
Tv Klan