Ish-Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj është pyetur këtë të Enjte në SPAK. Siç deklaroi ai për gazetarët, ka dhënë shpjegime sa i takon veprimeve të strukturës policore që ka mbuluar në protestën e 21 Janarit 2011.

“Dhashë deklarimet e mia në raport me hetimin, lidhur me funksionet që kam kryer në atë periudhë. Dhashë shpjegimet e mia shterruese për të gjitha pyetjet që më janë bërë dhe veprimet e ligjshme që po kryeja dhe struktura policore që kam mbuluar. Për më tëpër nuk mund të komunikoj pasi më është kërkuar mos të jap shpjegime”, deklaroi ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme në SPAK ishte edhe ish-Kreu i Policisë Hysni Burgaj. Ky i fundit mohoi të ketë marrë ndonjë urdhër, duke theksuar se Policia ka ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria.

21 Janar 2011 në protestën e socialistëve në bulevard u vranë 4 persona. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika…PS-ja e cilësoi krim shtetëror dhe kërkoi nisjen e hetimeve për të vënë drejtësinë në vend. Për ngjarjen, Gjykata e Tiranës dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo.

/tvklan.al