Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është pyetur në SPAK për “21 Janarin”. Ai tha për mediat se ka zbatuar vetëm ligjin dhe ka ekzekutuar urdhër-arrestet e kërkuara nga prokuroria.

Sipas tij, forcat policore kanë duruar dhunën ekstreme nga protestuesit në atë kohë.

“Për bashkëpunimin që kemi pasur me të gjitha institucionet e tjera dhe kemi zbatuar ligjin. Asnjë urdhër nuk kemi pasur për të reaguar, policia si asnjëherë tjetër në gjithë historinë e saj ka duruar dhunë ekstreme dhe nuk ka përdorur as armë e dhunë ndaj protestuesve. Arrestet janë ekzekutuar”, tha Burgaj.

Kujtojmë se më 21 Janar 2011 në protestën e socialistëve në bulevard u vranë 4 persona. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika…PS-ja e cilësoi krim shtetëror dhe kërkoi nisjen e hetimeve për të vënë drejtësinë në vend. Për ngjarjen, Gjykata e Tiranës dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo.

/tvklan.al