Gjykata e Lartë ka vendosur që “21 Janari” t’i kalojë SPAK dhe të hetojë këtë dosje.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është detyrues për Prokurorinë e Posaçme, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e familjarëve të viktimave që “21 Janari” të hetohet nga SPAK.

Me vendimin e Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë do të duhet që SPAK të regjistrojë procedimin penal për këtë çështje dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të trazirave të 21 Janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

SPAK do të duhet që të tërheqë dosjen e “21 Janarit” nga Gjykata e Tiranës që e ka hetuar më parë këtë çështje.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”.

/tvklan.al