23 artistë shkodranë interpetuan disa nga këngët më të bukura shqiptare dhe ato të huaja në skenën e teatrit “Migjeni”.
Koncertit “Pranverë me Kangë” nuk i mungoi as humori dhe as interpretimet poetike të disa prej aktorëve të teatrit “Migjeni”. Për udhëheqësin artistik Ilir Zoga, ky spektakël është vazhdim i një tradite të bukur për Shkodrën dhe muzikën e saj.
Ilir Zoga, Udhëheqës artistik: Kjo vjen tamam një buqetë për spektatorin shkodran e jo vetëm, është një traditë 20 vjeçare që tashmë nga viti në vit po merr një trajtë shumë të mirë, një formë shumë të bukur. Me muzikën, me këto zëra të mrekullueshëm të qytetit, stimulojmë pranverën me artin tonë.
Koncerti “Pranverë me Kangë” ka një traditë 20-vjeçare. Pjesë e tij janë artistët më të spikatur të qytetit, por në këtë edicion, interpretuan dhe artistët e rinj të cilët u ngjitën për herë të parë në skenën e teatrit “Migjeni”.
Klan News