Një 25-vjeçare është kapur me drogë teksa tentonte të kalonte Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi, Indi.
E reja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur kishte përtypur 106 kapsula kokaine. Vajza i ka përtypur kapsulat në Brazil dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi
Mësohet se kokaina kapte vlerën e 734,160 dollarëve, shkruan BBC. Ajo është arrestuar në 14 Maj dhe ka qëndruar një javë në spital.
Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës, “
Hindustan Times”
se ky ka qenë numri më i madh i kapsulave të kokainës që kanë gjetur ndonjëherë tek një person.
/tvklan.al