Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Tre banka të nivelit të dytë anëtarësohen pranë bursës së Tiranës. Banka e Kursimeve, Banka Italo-Shqiptare dhe Banka Kombëtare Tregtare mund të shesin dhe blejnë nëpërmjet tregut të letrave me vlerë në bursë, sipërmarrje që do të kuotohen.
“Shumë shpejt bursa e Tiranës do të fillojë nga veprimet ose përçapjet konkrete për tërheqjen e biznesit shqiptar në bursë”.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, në një prononcim për mediat dy muaj më parë, u tregua i ashpër dhe tepër skeptik për funksionimin e bursës.
“Është një mendim personal, i zotit guvernator, natyrisht është në rrjedhën ose në vazhdën e mendimeve dhe opsioneve që ka gjithsekush, personalisht unë do ta vlerësoja”.
Pavarësisht përpjekjeve, interesimit ende asnjë kompani private nuk është kuotuar në bursën e Tiranës./tvklan.al