Stuhitë e dëborës vështirësojnë operacionet e shpëtimit
Dy ortekë të rënë njëri pas tjetrit i kanë marrë jetën 38 personave në Turqi. Tragjedia ndodhi në provincën lindore Van, pranë kufirit me Iranin.
Orteku i parë ndodhi të martën, ku humbën jetën 5 persona, të cilët kishin shkuar për të pastruar rrugët malore nga dëbora. Orteku i dytë i kësaj të mërkure ndodhi në të njëjtën zonë, duke i marrë jetën 33 të tjerëve.
Shumica e viktimave janë punonjës të ekipeve të emergjencës, të cilët merrnin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit të ortekut të së martës.
Autoritetet thanë se operacionet në zonë janë tepër të vështira për shkak të borës së dendur dhe erërave të forta. Dyshohet se ka ende trupa të tjerë nën dëborën që arrin një trashësi deri 5 metra.
Tv Klan