Dean Liço ka ndryshuar skuadër në Turqi. Fantazisti korçar është larguar nga Igdir, por do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Parë.

Liço ka firmosur për 2.5 vite te Boluspor, skuadër pretendente, e cila synon ngjitjen në Superligën e Turqisë.

24-vjeçari ishte pjesë e Skënderbeut nga viti 2022 deri në verën e 2024, ku edhe spikati me paraqitjet e tij, duke qenë një nga më të mirët e kampionatit shqiptar.

Në merkaton e kaluar, Liço kaloi te Igdir, ndërsa aventura aty zgjati vetëm 6 muaj dhe tani bën një tjetër hap të rëndësishëm për karrierën e tij. /tvklan.al