Rreth orës 16:00 janë liruar katër prej të arrestuarve ish- funskionarë të qeverisë demokratike. Gjykata e Kasacionit la të lirë ish- Ministrin e Mbrojtjes Zhulali, ish-Minisitrin e Brëndshëm Shamata, ish-kryetarin e SHIK-ut  Bujar Rama dhe ish-komisarin e Vlorës Sokol Mulosmani. Liria e tyre nuk është e pakufikshme pasi masa e dënimit është shndërruar në arrest shtëpie deri në daljen e procesit gjyqësor. Ndërsa katër ish-funskionarët lanë qelitë e burgut 313 ,Blerim Çela do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar aty.

Pamje nga burgu 313, makina e policisë që shoqëron të dënuarit./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo