Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Thimio Pano Kondi braktis postin e Ministrit të Drejtësisë në kabinetin Majko për të zënë vendin e Avni Shehut në krye të Gjykatës së Lartë. Nga burime të sigurta brenda Partisë Socialiste vendin e Kondit si ministër i Drejtësisë në qeverinë e drejtuar nga Majko, do ta zërë Kastriot Islami.
Emërimi i Kondit në krye të Kasacionit shqiptar është bërë nga parlamenti së bashku me zëvendësimin e tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë. Agron Lamaj, Artan Hoxha, Nikoleta Kita dhe Thimio Kondi janë gjyqtarët e rinj të Kasacionit të zgjedhur nga parlamenti me propozim të presidentit Mejdani me mandat 7 vjeçar.
Zëvendësimi i Avni Shehut dhe tre anëtarëve të tjerë të kasacionit është kundërshtuar nga deputetet e së djathtës të cilët kërkonin që për këto zëvendësime të shprehej më parë Gjykata Kushtetuese./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame