“Procesi gjyqësor të nisë në verën e 2022”
Së paku 18 muaj kanë kërkuar kohë për tu përgatitur mbrojtja e të akuzuarve Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, duke kundërshtuar kështu idenë e avokatit të Prokurorisë që gjykimi të filloj në shtator.
“Nëse mua më flasin për një proces të rregullt gjyqësor unë mendoj që është e pakonceptueshme por duhet të them se këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese. Ne ende nuk kemi filluar ta krijojmë ekipin hetimor”, tha David Hooper, avokat mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Prokuroria nuk ka dhënë datë për përfundimin e hetimeve ndërsa këtë e ka kundërshtuar mbrojtja.
Avokati i Veselit Ben Emerson ka kërkuar qe Prokuroria të pushojë së paraqituri prova kur të do.
“Kjo nuk është vetëm qesharake, por edhe absurde. Duhet të ndalet kjo gijotinë e Prokurorisë. Ajo që Tiger sapo tha, është shqetësim mjaftë i rëndë”, tha ai.
Emerson ka thënë se gjykimi mund të filloj në vitin 2023.
Ai ka paralajmëruar që bashkëngjitur me kërkesën për lirim të klientit të tij, Veselit, do të dorëzojë edhe prova që dëshmojnë se përgatitjet për mbrojtje në raste të tilla kanë marrë deri në 3 vjet e gjysmë. Ka përmendur edhe gjykimin e Ramush Haradinajt në Hagë.
Konferenca e ardhshme ndaj Thaçit e të tjerëve do të mbahet në fund të janarit.
Tv Klan