Policia e Kosovës ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Speciale duke arrestuar pesë serbë, si të dyshuar për përfshirje në krime lufte rreth 25 vite më parë.
Ata dyshohen se janë përfshirë në vrasje, plagosje dhe keqtrajtimin e civilëve në fshatrat Llovcë, Pogragjë dhe Uglar në gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, konkretisht këta persona veshur të kamufluar dhe me uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe më 5 prill të vitit 1999 vranë, plagosën dhe dogjën për së gjalli civilët shqiptarë.
Për këtë aksion ka reaguar dhe Beogradi. Zyra për Kosovën në qeverinë serbe pretendon se aksioni është realizuar ne fshatin Pasjan.
Duke i cilësuar akuzat ndaj tyre si të pabazuara, kjo zyrë pretendon se katër nga 5 të arrestuarit u kapen në fshatin Pasjan.
Më tej theksohet se arrestimi ka ndodhur me urdhër të kryeministrit Albin Kurti që po i terrorizon serbët e Kosovës.
Beogradi këtë aksion e lidh për shkaqe politike me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.
Tv Klan