Rritet numri i të shtruarve në spitale
Numri i rasteve të të infektuarve me Covid-19 vazhdon të pësojë rritje. Në bazë të testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 159 persona.
“68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë”.
Këtë të dielë Covid-19 ka shkaktuar 4 viktima, duke e çuar në 362 numrin e jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.
“E kanë humbur betejën me COVID-19 një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 71-vjeçar, një 81-vjeçar, një 89-vjeçar.”
Kapacitetet e dy spitaleve Covid janë në maksimumin e tyre, pasi është rritur sërish numri i të shtruarve që kërkojnë një trajtim të specilizuar mjekësor.
“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”.
Aktualisht në vendin tonë janë 5083 raste aktive të identifikuara, nga të cilat gjysma i përkasin Tiranës.
Tv Klan