Një grua në Florida, SHBA është arrestuar, pasi u akuzua se ka rrahur të dashurin e saj, kur ai ndërpreu aktin seksual për të parë darkën që kishte lënë në zjarr.

Teresa Warren, 51 vjeç, u arrestua pasi policët morën një telefonatë për dhunë në familje.

Sipas

Daily Mail

, ajo tha për policinë se ajo dhe i dashuri i saj po pinin alkool dhe po bënin qejf kur ai e goditi papritur në fytyrë. Por i dashuri i saj kishte një tjetër version. Ai tha se çifti po pinte alkool dhe po gatuanin.

Megjithatë, ata filluan të kryenin marrëdhënie seksuale kur ai u kujtua që po gatuante dhe shkoi të sigurohej që ushqimi mos të digjej.

Në atë moment Warren përplas një televizor në dysheme. Pasi i dashuri i saj e pyet ku qëndronte problemi, ajo filloi ta godiste atë me një grusht në fytyrë, kokë, bark dhë këmbë.

Ai arriti ta shtyntë atë dhe i tha të largohej. Por Warren e ndoqi prapë për ta goditur dhe në atë moment i dashuri i saj e mbërthen me duar për ta ndaluar.

I dashuri i saj mbeti me njërin sy të enjtur dhe me plagë në bark./tvklan.al