526 pika të grumbullimit të mjeteve të përdorura, të njohura si varreza makinash, rezulton se ndodhen pranë akseve kryesore rrugore. Kjo është evidentuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ministri i brendshëm Taulant Balla, i cili inspektoi nga afër aksionin e heqjes vullnetare tha se në asnjë vend të botës nuk lejohet që rrugët me intensitet të kenë pamjen me makinat e vjetra të hedhura.

Taulant Balla: Ky ligj është në fuqi prej 11 vitesh, pra thotë se nuk lejohen gjithë këto vend grumbullimet e pjesëve të vjetra. Kjo është rrugë europiane, këtu kalon Europa për të shkuar nëpër Shqipëri e Greqi dhe në asnjë vend të botës nuk lejohet që në këto rrugë me këto lloj intensiteti të ketë pamjen me ato makinat e vjetra.

Pronarët e këtyre bizneseve kërkuan më shumë kohë për zhvendosjen e makinave të vjetra.

“Do ta mbështesim ligjin, por thjesht duam më shumë kohë që të vazhdojmë punimet.”

IKMT dhe Policia do të rikontrollojnë territorin me qëllim pastrimin e plotë të gjithë akseve rrugore.

Klan News