Gert Bogdani: “Edi Rama në një akt përçarës kombëtar, festoi ditën e Çlirimit jo në 28 nëntor siç e ka faktuat historia, por në 29 nëntor siç e ka caktuar lideri i partisë komuniste jugosllave Dushan Mugosha. PD ka respektin më të thellë dhe mirënjohjen më të madhe për veteranët e Luftës Nacional-Çlirimtare dhe për të rënët e kombit shqiptar në luftën e dytë botërore, për idealet e lirisë dhe për dinjitet. Si parti e idealeve të lirisë dhe vlerave të saj PD ishte e para që vendosi statusin e veteranit dhe jashtë çdo politizimi të panevojshëm, një kuadër të tërë masash për të rënët dhe luftëtarët e lirisë. Por PD e konsideron se Enver Hoxha dhe klika e tij, ndër të cilët ka dhe njerëz që janë afër Edi Ramës sot, vendosi në Shqipëri pas luftës regjimin më të egër të njohur ndonjëherë, për shkak të cilit Enver Hoxha u cilësua si Hitleri i Europës pas luftës. E vërteta historike është se partinë komuniste nuk e themeluan Enver Hoxha, por e themeloi dhe udhëhoqi partia komuniste jugosllave me Dushan Mugoshën dhe mugoshët e tjerë. Të cilët janë po ata që zhvendosën ditën tonë të çlirimit nga dita jonë e pavarësisë në ditën e çlirimit të Jugosllavisë. Kështu që duke festuar 29 nëntorin Edi Rama faktohet si trashëgimtar i falsifikimit të madh të historisë. Njësoj si i ati i tij shpirtëror që la në hije për 50 vjet me radhë festën tonë të pavarësisë, ashtu bëri edhe Edi Rama me festën tonë të flamurit kombëtar, duke dënuar këtë qëndrim PD mbështet plotësisht vendimin e këshilltarëve të saj në këshillin bashkiak të Tiranës për mocion mos besimi për kryetarin e bashkisë së Tiranës, i cili po në Tiranë dekoroi Goran Bregovic, të njohur për racizëm dhe urrejtje ekstreme ndaj shqiptarëve të Kosovës.”/tvklan.al