Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane në Livorno të Italisë ka çuar në arrestimin e 9 personave.
Të arrestuarit janë shqiptarë, tunizianë dhe italianë. Ata akuzohet se bënin pjesë në një grup kriminal prej 14 personash, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe marijuanës në Livorno dhe Pisa.
Hetimet për këtë bandë kriminale u zhvilluan mes autoriteteve në Livorno, Pisa dhe Pistoia, si dhe oficerëve të krimit në Firence.
Ata mësohet se arrinin të fitonin deri në 60 mijë euro çdo 2-3 javë. Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 8 kilogramë marijuanë, rreth 2 kilogramë kokainë, si dhe 200 gramë heroinë.
/tvklan.al