Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta teksa dy konkurrente, Klea dhe Juli nuk morën trëndafil nga Saimiri.
Ndërkohë, në programin e përditshëm “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, vajzat janë pyetur para se të ngjiteshin në skenën e këtij ‘reality dating show’, se cilat kanë qenë emocionet e përjetuara gjatë javës, si dhe për komentet e opinionet që kanë marrë nga të afërmit apo ndjekësit në rrjete sociale.
Gazetarja Xhesi Muçaj i ka pyetur gjithashtu edhe për mendimin e tyre, lidhur me vajzat që kishin gjasë të eleminoheshin, ku kanë përmendur disa emra.
Vivien, vajza e shumëpërfolur për puthjen e saj në natën e parë, është pyetur nëse Saimiri mund të jetë ndikuar nga publiku që e zgjodhi për takim.
Ajo ka thënë që edhe mund të jetë ndikuar por që do të dëshironte që takimi me të, të kishte qenë zgjedhje e tij.
“Nuk e di, duhet ta dijë Saimiri më mirë. Unë kam qejf të mendoj që ka dashur Saimiri të më zgjedhi, po edhe publiku ka shumë rëndësi sigurisht. Mendoj se kam dhënë dhe do vazhdoj të jap shumë nga vetja ime”, është shprehur Vivien.
Ndërkohë, pyetjes nëse ajo do të ishte një nuse e dovotshme, Vivien i është përgjigjur duke thënë se nuk e ka provuar ndonjëherë këtë ndjesi.
“Nuk e di, nuk kam qenë ndonjëherë nuse më përpara. Nuk e di, do ta marrim vesh”, ka thënë Vivien mes të qeshurash.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al