Denis Alimadhi ra në vdekje klinike gjatë një operacioni në Spitalin Francez të QSUT-së. Operacioni i 11-vjeçarit ishte estetik për të ndarë qepallat nga syri, por fatkeqësisht i mori jetën. Familjarët e tij u përballën me mjekët shqiptarë dhe të huaj, pasi nuk e dinin që mund të ekzistonte edhe 1 përqind risk që fëmija të rrezikonte jetën gjatë këtij operacioni sepse nuk do ta kishin lejuar. Ndërsa mjekët thonë se familjarët ishin në dijeni dhe se për këtë kishin firmosur.

Çështja është në hetim nga prokuroria, ndërsa nëndrejtori i QSUT-së Besim Boçi sqaroi se 11-vjeçari humbi jetën si pasojë e një hipotermie malinje, e cila është e trashëguar. Trupi i fëmijës arriti temeperaturën 43 gradë Celcius, duke bërë që t’i pushojë zemra. Konkluzionet finale do të dalin pas autopsisë dhe fjalës së mjekësisë ligjore.

Për të diskutuar mbi nivelin e shëndetësisë në Shqipëri dhe nëse duhet të besojmë te mjeku, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, mjeku dhe politikani Tritan Shehu, drejtuesi i një spitali privat, Leonard Solis, profesor Isuf Kalo dhe publicistët Lorenc Vangjeli dhe Ylli Rakipi./tvklan.al