Kryeredaktori i Klan News, Andi Tela, thotë se është mirë kur pritshmëritë janë në nivelin siç i mendojmë, por jo për ta karikuar publikun duke i thënë se do të dalin të parët në grup referuar rrugëtimit të Kombëtares në Euro 2024.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk ka rënë dakord me opinionin e Telës, të cilit i është drejtuar duke i thënë se e ka gabim.  

Andi Tela: Është mirë kur pritshmëritë janë në nivelin siç i mendojmë të gjithë se sa e karikojmë publikun dhe i themi “do të shkojmë atje, do të fitojmë, do të dalim të parët në grup dhe do të eleminojmë Italinë” se sa kur themi “do të shkojmë, do të luajmë, do të arrijmë maksimumin e mundshëm dhe të shohim se çfarë do të bëjmë hap pas hapi dhe ndeshje pas ndeshje” si çdo mënyrë skematike për çdo trajner futbolli.

Armand Duka: Absolutisht e ke gabim, po ta përsëris prapë. Nëse ti dhe në zanatin tënd hyn në një gjë, hyn në një betejë për të humbur, ti nuk do ta fitosh. Megjithatë, kjo është zgjedhja jote. Qëndrimi im gjithmonë ka qenë se ne duhet të jemi krenarë se jemi këtu dhe nuk kemi çfarë të humbim.

Andi Tela: Kjo është e sakta, por jo se do ta mundim Italinë 1-0.

Armand Duka: Patjetër, do ta them prapë. Ishalla nuk na bjen eleminatore për Botërorin, do të them se do ta mundim edhe atje, edhe këtu.


/tvklan.al