Gazmend Haxhia, për të cilin kishte një urdhërarresti nga SPAK, është arrestuar në Rinas. Ndaj tij ka një masë arresti në shtëpi, por që nuk ishte ekzekutuar dot deri më sot pasi Haxhia ndodhej jashtë vendit. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se sapo ka ndaluar në aeroport këtë të hënë atij i janë vënë prangat.

Haxhia është ndaluar pas hetimit të SPAK për abuzimet me fondet e SASPAC. Për këtë çështje është lënë në burg ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai është vënë nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv, mashtrim, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se Agjencia e Koordinimit të Fondeve të Huaja ku Beqaj ishte drejtues, ka abuzuar me të paktën 8 prokurime.

Mes tyre një tender për ceremoninë e mbylljes së turizmit të qëndrueshëm, ku fondi i vënë në dispozicion ishte shumë i lartë. 

Kjo festë është zhvilluar në restorantin Gzona, ku gruaja e tij ka patur 15% të aksioneve, të cilat më pas i ka shitur apo dhuruar.

Hetimi për zbulimin e kësaj skeme nga SPAK nisi paralelisht me dosjen e sterilizimit ku ish-ministri i Shëndetësisë është po nën akuzë për shpërdorim detyre./tvklan.al