Në një reagim për emisionin “Opinion”, ministri i Brendshëm, Taulant Balla tregoi si u njoh me rastin e 26-vjeçares nga Vlora, e cila u abuzua seksualisht nga 3 persona. Për gazetarin Blendi Fevziu, Balla tha se Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.


“Sapo jam informuar nga policia e Vlorës kam shkuar në spitalin e Vlorës për t’u interesuar për gjendjen e vajzës dhe më pas kam marrë në analizë të gjithë veprimet e policisë për hetimin dhe vendosjen para drejtësisë së personave të dyshuar. Ky është rast që duhet të na ndryshojë tërësisht qasjen për mbrojtjen e çdo vajze e gruaje nga dhuna seksuale dhe çdo formë dhune më bazë gjinore. Mund t’ju informoj se Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje. Polica e Shtetit është në kontakt të përditshëm me vajzën e cila nuk ka pranuar akomodimin në një qendër të posaçme rehabilitimi, por ka kërkuar të vijojë jetën e saj në Tiranë. Mirënjohje atyre që i kanë ofruar mbështetje”, tha Balla në reagimin e tij për gazetarin Blendi Fevziu./tvklan.al