Edhe pse dukej se skandali me enciklopedinë maqedonase është tejkaluar, akademia serish është kthyer në pozitat e mëparshme.
Enciklopedia nuk do të tërhiqet tërësisht, por do të bëhet vetëm korrigjimi i saj, ka vendosur kuvendi i akademisë në mbledhjen e mbajtur të martë në mbrëmje.
Enciklopedia nuk do të tërhiqet tërësisht por do të bëhet vetëm përmirësimi i pjesëve të kontestuara të saj dhe u mor vendim që pjesët ku shtrembërohet historia e popullit shqiptar të ndryshohen”.
Në këtë mbledhje nuk është konfirmuar vendimi për shkarkimin e redaksisë, e cila përpilojë përmbajtjen skandaloze të enciklopedisë dhe pse kryesia e akademisë javën e kaluar ka sjellë një vendim të tillë.
Për këtë arsye akademikët shqiptarë kanë krijuar përshtypjet se në vend që të shkarkojnë anëtarët e redaksisë, tani bëhet tentim për amnistimin e tyre.
“Një pjesë tjetër që po ashtu kanë pas intonim kritik, në fund përfundonin me një intonim që të amnistohet, ti lejohet përsëri kësaj redaksie me përfshirjen eventualisht edhe ndonjë anëtari të ri. Edhe kjo ta bëjë edhe pjesën tjetër të enciklopedisë”.
“Kërkova dorëheqjen personalisht edhe të kryeredaktorit, edhe të anëtarëve të redaksisë. Unë mendoj se nuk mund të bahet no nji… do vetëm korrigjime, pasi që ka edhe shumë vërejtje që nuk kanë të bëjnë prejardhjen e shqiptarëve për historinë dhe kulturën. Po do të duhet dmth në përgjithësi të shqyrtohet çka është vlera e enciklopedisë”.
Akademia maqedonase, ka caktuar mbledhje të re për javën e ardhshme në të cilën do të vazhdoj debati rreth enciklopedisë.
Partisë shqiptare dhe shoqatat jo qeveritare prej më herët kanë refuzuar vendimin e akademisë për përmirësim të pjesëve të kontestuara, duke kërkuar tërheqje të plotë të enciklopedisë dhe përgatitjen e një enciklopedie të re./tvklan.al
Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al