Paralajmërimi për korrigjim të enciklopedisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, nuk është i mjaftueshëm, por akademia duhet të distancohet plotësisht nga përmbajtja e kësaj enciklopedie. Kështu kanë vlerësuar intelektualët shqiptarë në një debat të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Ali Aliu: “Pavarësisht se në ç’numër tirazhi është botimi i parë, akademia e tyre duhet të gjejë fuqi të distancohet”.
Kolec Topalli: “Shpreh besimin se Akademia e Maqedonisë do të dijë të bëjë jo vetëm korrigjimet e duhura, por të ndryshojë krejtësisht frymën e anti shqiptari që ka ky botim të cilin unë nuk dua ta quaj botim i parë, sepse botimi i parë duhet të jetë ajo që do të dalë në të vërtetë enciklopedia që të përfshijë gjithçka çka përfshin historia e këtij vendi”.
Edhe akademiku maqedonas Vllado Popovski vlerëson se akademia duhet të distancohet plotësisht nga botimi i parë i enciklopedisë”.
Vllado Popovski: “Ekziston dilema nëse do të bëhet vetëm korrigjim në botimin e dytë ose do të korrigjohet edhe botimi i parë. Unë i ndaj shqetësimet e shprehura se nuk mjafton vetëm korrigjim në botimin e dytë por akademia duhet të tërhiqet edhe nga botimi i parë i kësaj enciklopedie”.
Për shkak të dilemave nëse do të tërhiqet ose jo botimi i parë. Bashkimi Demokratik Kombëtar paralajmëroi protesta masive në të cilat do të kërkojë tërheqje të kësaj enciklopedie. Reagimet kundër përmbajtjes së enciklopedisë maqedonase sot i është bashkangjitur edhe Ambasada e Bullgarisë në Shkup. … të cilat janë pjesë e enciklopedisë që shqetësojnë popullin bullgar në reagimin e kësaj ambasade është vlerësuar se gjatë përpilimit të enciklopedisë maqedonase është përdor fjalori i vjetër dhe ideologjia e luftës së ftohtë.
Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al