Një javë pas publikimit të enciklopedisë me shpifje dhe trillime historike kundër shqiptarëve të Maqedonisë, Akademia e Shkencave në Shkup ka tërhequr botimin enciklopedik dhe ka premtuar rishikim të pjesëve të kontestuara nga shqiptarët, ambasadat e huaja, si dhe disa institucione ndërkombëtare.

Në konferencën për shtyp, të mbajtur sot ne mesdite menjëherë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit drejtues të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, kryetari i saj, Gjeorgji Stardullov, deklaroi për mediat heqjen nga qarkullimi dhe përmirësimin e të gjitha pjesëve të kontestueshme të enciklopedisë.

Zmbrapsja e akademikeve maqedonas, vjen disa dite pas reagimeve të forta nga shqiptaret në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe Diaspore. Po ashtu, një ditë më parë, kanë reaguan dhe ambasada amerikane, si dhe ambasadori britanik në Shkup, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme në ato pjesë ku thuhet se trupat britanike kanë trajnuar ushtarë të UCK-së në vitin 2001. Po dje, BE bëri të ditur se mund të hap hetime për këtë çështje, duke deklaruar se do të shqyrtoje në mënyrë të detajuar pjesët e kontestuara të kësaj enciklopedie.

Heqja nga qarkullimi, po kështu vjen një ditë pasi  tre anëtarë shqiptare të akademisë së shkencave në Shkup dhanë dorëheqjen, në shenjë proteste. Në intervistën dhënë për TV klan, Akademiku Luan Starova, nuk përjashtoi mundësinë krijimit të një akademie shqiptare në Maqedoni në rast se enciklopedia e botuar nga akademikët maqedonas nuk do të tërhiqej. Botimi në fjalë përmban shpifje, ofendime dhe fakte të pavërteta historike ndaj shqiptarëve./tvklan.al

Gazetare: Bora Sadriaj