Një 65 vjeçare është përplasur për vdekje nga një furgon në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.
Burime nga policia bëjnë me dije se 21-vjeçari me inicialet I.M., duke drejtuar një furgon, ka aksidentuar këmbësoren me inicialet S.B..
Si pasojë e plagëve të marra 65-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa është bërë shoqërimi në polici i drejtuesit të mjetit. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Tvklan.al