Dy makina u përplasën gjatë natës, njëri nga shoferët ishte i dehur

“Emirjan Doko, 30 vjeç po lëvizte me shpejtësi dhe i dehur, nga Pallati me Shigjeta në drejtim të qendrës dhe në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, përplasi një makinë me dy persona. Makina tip Citroen, goditi nga ana e pasagjerit mjetin tjetër, duke lënë dy shtetas të vdekur”.

Mjeti ku ndodheshin dy viktimat, Luan Cenollari dhe Ali Bejo vinte nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe po hynte në kryqëzim për të dalë në qendër në orën 03:20, teksa u godit nga ky mjet tip Citroen që drejtohej Doko, i cili nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka hyrë në kryqëzim me semafor të kuq.

Për shkak të goditjes së fuqishme, makina në të cilën ndodheshin dy viktimat mori dëmtime të mëdha dhe u zhvendos disa metra nga vendi i përplasjes.

Si pasojë e përplasjes plagë të mëdha morri edhe 30-vjeçari, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Policia gjeti në makinën e të riut Doko një armë zjarri të llojit pushkë 20, ndërsa mësohet se i riu vinte nga Laçi dhe Policia po heton për të zbuluar lëvizjet e të riut dhe për të nxjerr konkluzionet përfundimtare të shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë Luan Cenollari, një efektivë i Policisë së Burgjeve, babai Ii dy fëmijëve punonte jashtë orarit të punës si taksist dhe viktima tjetër rezulton të jetë klient.

Tv Klan