3 të tjerë janë plagosur. Shoqërohen drejtuesit e firmës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku si pasojë e shembjes së skelës në një pallat 13-katësh, kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Pesë punonjësit e ndërtimit pas rikonstruktimit të fasadës së pallatit, janë ngjitur në skela për të bërë çmontimin e saj, por skela u shkëput.
Për pasojë gjetën vdekjen Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe atyre të policisë, nuk është bërë e mundur shpëtimi i tyre. Ndërsa 3 të plagosurit Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku janë në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. Skela është shembur nga kati i dhjetë deri në katin e dytë. Mendohet se dy viktimat kanë qenë në katin më lartë.
Pista kryesore që po hetohet nga policia është ajo e mungesës së sigurisë teknike në punë. Grupi i ekspertëve pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka firmosur urdhrin për ndalimin e inxhinierit dhe administratorit të kompanisë së skelave, të cilët pritet që të japin edhe sqarime të hollësishme për shkaqet që mund të kenë shkaktuar ngjarjen e rëndë.
Tv Klan