Një 45-vjeçar humbi jetën në spitalin e Shkodrës si pasojë e një aksidenti.

Ai ishte duke udhëtuar me një motor në momentin kur u përplas nga një makinë Në fshatin Darragjat. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht policia njoftoi rreth 9 orë më vonë se ai nuk u mbijetoi dot plagëve dhe humbi jetën.

Ndërkohë lidhje me ngjarjen është arrestuar shoferi i makinës, një 31-vjeçar.

“Ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç. Automjeti që drejtohej nga 31-vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç”, njoftoi policia./tvklan.al