Mendoi se po fliste me ambientalisten Greta Thunberg

Një tjetër udhëheqës botëror është peshkuar nga aktorët rusë të humorit Vovan dhe Lexus. Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau pati ndjesinë se po fliste me aktivisten e ndryshimeve klimatike Greta Thunberg, por ishin rusët nga ana tjetër e receptorët.

Aktorët rusë të humorit Vovan dhe Lexus e këshillojnë Trudeau për politikën botërore dhe kërkojnë një shans për të takuar disa nga personazhet nga South Park, një serial televiziv i animuar.

“Ju jeni të rritur, por veproni si fëmijë. Ne mund të krijojmë një botë ku ka një vend për të gjithë. Për të bardhën dhe të zezën. Të krishterët dhe myslimanët. Trump dhe Putin, për ty dhe mua. Për Boris Johnson. Për Corbyn. Për Terrance dhe Phillip, të cilët janë të njohur edhe në vendin tuaj”, i kanë thënë aktorët, ku dy emrat e fundit iu referohen personazheve kanadezë nga shfaqja South Park.

Trudeau shprehu bindjen e tij se vizita e Thunberg në 2019 në Montreal përpara zgjedhjeve federale të vendit ndihmoi në përcaktimin e rezultatit në drejtim të ndryshimit të klimës.

Në këtë moment, aktorja e ndërpret duke i thënë: “Por dil nga NATO. Hiq dorë nga armët. Dhuroni lule. Buzëqeshi natyrës. ”

Kryeministri Trudeau vazhdon, duke iu përgjigjur në mënyrë diplomatike se gjithashtu ëndërronte një botë në të cilën ushtarët nuk janë të nevojshëm, por fatkeqësisht sipas tij nuk jetohet ende në atë botë. 

Klan Plus