Përbërësit:

250 gr luleshtrydhe

200 gr pana

200 gr qumësht

120 gr sheqer pluhur

Përgatitja:

Vendosim luleshtrydhet të ngrijnë në frigorifer dhe më pas i përziejmë në mikser, derisa masa të bëhet pure. Shtojmë panën, qumështin dhe sheqerin dhe i përziejmë. Masën e përftuar e hedhim në një enë alumini ose porcelani dhe e mbështjellim me letër celefoni.

E fusim në akull dhe e lëmë të paktën 30 minuta. Akullorja me luleshtrydhe është gati. Ju bëftë mirë!/

tvklan.al