Fatmir Konja: “Për shkak të spekulimeve mediatike, të cilat akuzojnë ministrinë e Brendshme për blerje të certifikatave në funksion të zgjedhjeve, ministria e Brendshme sqaron opinionin publik, se procesi i prokurimit të certifikatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është një proces normal si të gjitha prokurimet që kryhen në fillim të vitit. Numri i certifikatave të prokuruara është 4.6 milion krahasuar me 8 milion të prokuruara vitin e kaluar. Theksojmë se numri i certifikatave për prokurim është përcaktuar mbi kërkesat e paraqitura nga çdo bashki dhe komunë e vendit. Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen për spekulimet që bëhen me zgjedhjet, pasi tashmë kodi zgjedhor i ka përcaktuar se dokumentet e vetme për identifikim nga zgjedhësi janë letërnjoftimi elektronik ose pasaporta për udhëtim jashtë shtetit.”/tvklan.al