Fatmir Konja: “Kanë aplikuar gjithsej për letërnjoftime elektronike 1 milion e 446 qytetarë shqiptarë. Numri i personave pa pasaportë që nuk janë paraqitur për të aplikuar është 256 794. Mbrëmë ka përfunduar përpunimi i të gjithë të dhënave për qytetarët që aplikuan për letërnjoftime elektronike. Pas përfundimit të këtij procesi po dërgojmë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pranë partive politike të interesuara. Një, listën emërore të zgjedhësve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Dy, listën emërore të zgjedhësve që e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik dhe tre listën emërore të zgjedhësve të zgjedhësve pa pasaportë që nuk u paraqitën për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Lista e zgjedhësve që duhet të tërheqin letërnjoftimet pranë zyrave të aplikimit është e rifreskuar në faqen zyrtare të ministrisë së Brendshme. Po kështu në këtë faqe do të vendosen edhe informacionet që dërgohen sot në komisionin qendror të zgjedhjeve.”/tvkan.al